Cërrik, një 41 vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Belshit

Një 41 vjeçar i identifikuar si shtetasi me inicialet F.Xh është gjetur i mbytur këtë mesditë në liqenin e Belshit. Autoritetet njoftuan se 41 vjeçari është gjetur pa shenja jete në liqen, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga uji.

“Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”-thuhet në njoftim.