Çfarë bën një prind për fëmijën… video virale, babai mban në shpinë djalin e paralizuar

Një djalë i ri i paralizuar si pasojë e një lëndimi në shtyllën kurrizore, ka filmuar momentin kur i ati dhe e ëma e ndihmojnë të ngjitet në shkallët e një stacioni treni. Video e bërë virale, tregon në pak sekonda se çfarë do të thotë të jesh prind.

@mason_branstrator

When the elevators broken but your parents got you ❤️

♬ original sound – Mason Branstrator

Mason Brandstrator, tregon se ai së bashku me prindërit vizitonin Berlinin. Gjatë udhëtimit me metronë, familja kishte bërë ndalesën e radhës por ashensori atje nuk punonte. Kësisoj babai i të riut, edhe pse në moshë, merr në shpinë djalin e tij dhe ngjitet nëpër shkallë… ndërkohë që pas nëna merr në krahë karrigen me rrota që peshon rëndë.