“Çfarë dreqin keni? Italiani denoncon grupin e të rinjve në Tiranë: Më goditën qenin e pastaj m’u kthyen mua

Mungesa e fjalëve. E sjelljes së njerëzishme, madje dhuna dhe agresiviteti. Sot në Shqipërinë tonë të vogël, shumë e më shumë të rinj  po duket se e gjejnë veten pikërisht te sjellja agresive, tek mungesa e respektit, dhuna verbale e fizike.

Një rast i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Tiranë. Ngjarjen e ka bërë vetë publike personi që ra pre e dhunës së një grupi të rinjsh, një shtetas italian që prej pak vitesh jeton në Shqipëri. Ai tregon në profilin e tij në rrjetin social Tik Tok, se po ecte në rrugë së bashku me dy qentë e tij. Përballë është hasur me një grup prej 5-6 të rinjsh, jo më shumë se 20 vjeçarë. Njëri prej tyre i ka goditur me shkelm qenin pa asnjë arsye.

Italiani ka mbrojtur qenin dhe i është drejtuar personit, duke i thënë “çfarë dreqin po bën, po më godet qenin…”

@ilmioviaggioinalbania23 Aggredito a Tirana #albania #tirana #ilmioviaggioinalbania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #doglovers #dog ♬ suono originale – il mio viaggio in albania 2023

Pas këtyre fjalëve, shtetasi italian tregon se është përballur me zemërimin e të rinjve, të cilët fillimisht kanë nisur ta shajnë me fjalë të rëndomta dhe më pas e kanë goditur me grushte. Shtetasi italian thotë se e ka denoncuar rastin në polici.

Italiani thotë se e ka bërë videon për të vënë në dukje sjelljen agresive dhe të pakuptimtë me të cilën po rriten shumë të rinj shqiptarë.