Fle në stolat e spitalit. Lopën u detyrua ta shesë sepse para nuk kishte. Punoi të gjithë jetën për të nxjerrë bukën e gojës, por tani e gjen veten poshtë dhomës së spitalit ku po qëndron i biri, Kledisi.
12 vjeçari që mblidhte dhe shiste lule për të ndihmuar nënën e babain, është prekur nga leuçemia akute. E kjo sëmundje që i prekur djalin, e ka hedhur përtokë këtë baba të vuajtur nga Mati. Besnikut i mbeten veçse lotët, ndërsa fjalët e tij të godasin në zemër.
Familja jeton në kushte të vështira në fshatin Mallunxë të Matit. Prej pak kohësh, Kledisi 12 vjeçar, është diagnostikuar me leuçemi akute. Dita ditës, trupi i dobësohet. Kledi nuk po mundet dot as të ecë, ndërsa para se të sëmurej mblidhte e shiste lule për të ndihmuar sadopak familjen. Kledi është në klasë të 7-të dhe tanimë ka vetëm një ëndërr, t’i shpëtojë sëmundjes që e ka kapluar