Çfarë ndodh kur bie brenda një vrime të zezë? Video e simulimit të superkompjuterit

Vrimat e zeza mbeten fenomeni i vëzhguar me kompleks dhe misterioz për shkencën moderne, pasi çdo gjë që njeriu di mbi fizikën, nuk “ka kuptim” sa më shumë i afrohesh vrimës së zezë… derisa vjen një moment, kur shkenca thjesht nuk e di se çfarë ndodh në brendësi të këtyre ‘sferave’ me gravitet të pafundëm.

Por kurioziteti i mendjes njerëzore, ka shtyrë përherë shkencën përpara. Duke përdorur një superkompjuter, NASA ka përpiluar një video e cila vizualizon hyrjen drejt “horizontit të eventit”, një pikë në çdo vrimë të zezë, nga ku nuk mund të kthehesh dot. Çfarë do të shihnim nëse do të hynim në një vrimë të zezë, pak përpara se forca e saj e pambarimtë të na shpërbënte.

Kjo është video.

Sërisht video, por me shpjegimet përkatëse.

Sa të mëdha janë vrimat e zeza

Shkencëtarët mendojnë me një shkallë të madhe sigurie, se në qendrën e çdo galaktike në Universin e pamatë, ka një vrimë të zezë ‘supermasive’. Termi i fundit veçse përshkruan përmasat e vrimës së zezë, ndërsa vëzhgimet, matematika e fizika na tregojnë se edhe vrimat e zeza janë të përmasave të ndryshme.

Më poshtë një video e cila për shkallë matëse ka distancat mes diellit, planetëve  e tjera trupave në sistemin tonë diellor, krahasuar me disa nga vrimat e zeza të identifikuara tanimë falë shkencës.

Për krahasim të mëtejshëm, nëse dielli ynë do të ishte një vazo sferike boshe, brenda do të mund të mbante 1 milionë Toka. Vrimat e zeza nga ana tjetër, njihen si objektet me masë te jashtëzkonshme. Vrima e zezë supermasive më e madhe e vëzhguar ndonjëherë nga shkenca është TON 618, e cila ka masën ekuivalente të 66 miliardë diejve.