Çfarë po ndodh në RMV? Gjuha shqipe vijon të hiqet nga tabelat në rrugët nacionale të Maqedonisë

Gjuha shqipe vijon të hiqet nga tabelat e sinjalistikës rrugore në Maqedoninë e Veriut. Pas tabelës në rrugën Bllacë-Shkup, një tjetër tabelë është gjetur me shkronjat shqipe të fshira, në rrugën nacionale të Kërçovës.

Në disa tabela të tjera përgjatë magjistrales, fjalët shqip janë shkarravitur me të zezë.

Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thotë se do t’i kthejë tabelat në gjendjen e mëparshme, ndërsa përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.