Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? NATO njofton për dislokimin e forcave shtesë

Situata në veriun e Kosovës duket se është ‘inkandeshente’… aqsa NATO ka lajmëruar së fundmi se do të dërgojë forca ushtarake shtesë në komunat veriore. Reagimi vjen një ditë pas përleshjeve të ashpra e të paprovokuara në Zveçan, atje ku 30 oficerë të misionit paqeruajtës të KFOR-it u goditën e qëlluan deri me armë zjarri nga protestues të maskuar serbë.

Vendimi për dislokimin e forcave shtesë është bërë i njohur përmes një postimi në Twitter.

“Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 oficerëve të NATO-s në Forcën e Kosovës, NATO ka  drejtuar vendosjen e Forcave Operacionale Rerzervë (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore për vendosje.

Nje batalion multi-nacional i forcave rezervë është urdhëruar të ulë gadishmërinë e statusit të vendosjes nga 14 ditë në 7 ditë, në mënyrë që të jetë e gatshme për përforcimin e KFOR-it, në rast nevoje

“Dislokimi i forcave shtesë është një masë për të siguruar që KFOR të ketë kapacitetet e nevojshme për të ruajtur sigurinë, në përputhje me mandatin e saj”-tha Admirali Stuart B. Munsch, komandant i forcave aleate në Napoli (itali)”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e NATO-s.