“Champions”: Pjesa e parë mbyllet pa gola, Manchester City “humb” fantazistin

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Champions League mes Interit e Manchester City-t. 45 minutat e para kanë qenë intensive me një sërë rastesh pët të dyja palët, por pa asnjë finalizim.

Pavarësisht dominimit të topit, Manchester City duket më i humburi deri më tani, pasi fantazisti i ekipit Kevin Debruyne është detyruar të zëvendësohet për shkak të një lëndimi.

Inter ndërkohë po tentojë të shfrytëzojë kundërsulmin si mënyrën më të efektshme për të arritur në portën e mbrojtur nga Ederson.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ofrojë pjesa e dytë e kësaj finale të madhe e nëse Inter apo City do të ndryshojnë taktikat në fushën e blertë