“Çmenden” 4 adoleshentë në Gjirokastër, rrëzojnë dhe zbrasin në mes të rrugës koshat e mbeturinave

Një rast i pazakontë është raportuar këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës, atje ku 4 të rinj kanë rrëzuar përtoë në mes të rrugës, disa kosha me mbeturina.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje (dje), duke sjellë shqetësim për banorët e lagjes aty pranë dhe duke shkaktuar ndotje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për tre shtetas 15-vjeçarë dhe një shtetas 17-vjeçar, pasi në orët e vona të natës së datës 27.06.2023, në lagjen “Granicë”, kanë zhvendosur dhe zbrazur në rrugë koshat e mbetjeve urbane të qytetit, veprim i cili ka shkaktuar ndotjen e ambientit dhe prishjen e qetësisë për banorët përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”-njoftoi policia.