Danimarka gati të sanksionojë me ligj ndalimin e djegies së Librave të Shenjtë

Qeveria e Danimarkës bëri të ditur këtë të premte se po planifikon të krijojë një ligj që do të pamundësojë djegien e librave të shenjtë në hapësirat publike, veçanërisht Kur’anin Famëlartë.

Danimarka do ta miratojë një projektligj që do ta “ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar”, u tha gazetarëve ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard.

Ministri Drejtësisë theksoi se djegia e Kur’anit është një “akt thellësisht përçmues dhe jodashamirës” që “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.

Legjislacioni i ri do të përfshihet në kapitullin e 12-të të Kodit Penal të Danimarkës, që përfshin edhe sigurinë kombëtare.

 “Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë me krahë të kryqëzuar ndërkohë që disa individë bëjnë gjithçka që munden për të provokuar reagime të dhunshme”, tha ai.

Njëlloj si me librin e shenjtë të muslimanëve, legjislacioni do të zbatohet dhe për librat e tjerë të shenjtë (Bibla, Tora, etj).

Shkelësit do të dënohen me gjobë deri në dy vite burgim.