“Dashakeqësi dhe motive të ulëta” Përplasje në gjyqin e shqiptarit të akuzuar për vrasje në Gjermani

“Dashakeqësi dhe motive të ulëta-ja përse akuza është vrasje. Viktima, Mustafa A, një 31 vjeçar me origjinë nga Turqia. Vrasësi i tij, i cili e ka pranuar krimin, tashmë përballet me gjykatën”

Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild” në lidhje me një 24 vjeçar shqiptar, i cili akuzohet nga drejtësia se i ka marrë jetën një 31 vjeçari me origjinë turke.

Ngjarja ndodhi pak muaj më parë në Gjermani, atje ku shtetasi me origjinë shqiptare po gjykohet. “Bild” raporton se Mustafa A. po qëndronte në stolin e një parku në Kiel-Gaarden kur 24 vjeçari shqiptar i doli përpara. Afro dy metra larg 31 vjeçarit, Fisnik H. Ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Mustafa A.
“Bild” shkruan se dy plumba e kapën në gjoks 31 vjeçarin, duke i marrë kësisoj jetën. Hetuesit dyshuan se gjithçka u krye për çështje të pazareve me lëndët narkotike, por një akuzë të tillë 24 vjeçari e ka hedhur poshtë.

“Doja thjesht të flisja me të. Mustafa kishte rrahur vëllain tim. Ai më kishte thënë se donte të më thyente kockat… unë nuk doja ta vrisja, por situata pëshkallëzoi dhe ai u bë agresiv menjëherë”-tha në gjykatë Fisnik H, ndërsa kur u pyet se përse mbante armë, ai tha se “nuk donte të ishte ai në disfavor”

Zyra e prokurorit njoftoi më herët se mes vëllait të autorit dhe viktimës rezulton të kishte patur një konflikt. Detajet mbetet të zbulohen gjatë procesit gjyqësor shkruan “ndr.de”, një tjetër media gjermane.

“Bild” nga ana tjetër vë në dukje se 24 vjeçari shqiptar rezulton të jetë me precedentë penalë. Më tutje në artikull tregohet dhe një moment i tensionuar gjatë seancës gjyqësore, pasi në sallë ishte dhë nëna e viktimës. Kjo e fundit ka gjetur mundësinë gjatë lajmërimit të një pushimi për t’i thënë shqiptarit: “Kij kujdes, thuaj të vërtetën o monstër”
Gjyqi do të vazhdojë në ditët në vijim.