“Dëgjoj zëra, shoh djallin” Deklarimet e 52 vjeçarit shqiptar që i mori jetën të riut në Itali

Media italiane ka zbardhur rrëfimin e Petrit Gegës, 52 vjeçarit shqiptar i cili i mori jetën më 31 maj në Calcinato (Breshia) Alfons Kolës.

Përpara hetuesve, 53 vjeçari ka rrëfyer se “dëgjoj zëra, shoh djallin… dua të flas me një ekzorcist”, Detajet e pazakonta i përcjell “Brescia Today”, e cila ndër të tjera shkruan se Gega nuk pranon të flasë në lidhje me motivet, por vijon të thotë se “dëgjon zëra në kokë”…

52 vjeçari, vetë familjar, punonte si murator në Itali dhe u takua pasditen e 31 majit me 33 vjeçarin të cilin e kishte patur fqinj në atdhe.

Jashte ambienteve të një kafeterie, 33 vjeçari është qëlluar nga Gega disa herë me thikë. Një orë më vonë, 52 vjeçari u arrestua nga policia.

Hetuesit vijojnë ende orvatjet për të zbardhur motivin e krimit. Njëra pistë i çon në mundësinë e konflikteve të vjetra në Shqipëri, ndërsa vetë autori i dyshuar nuk pranon të flasë deri më tani.