“Dëgjoja fëmijën tek bërtiste” Oficeri dhe kalimtari shpëtojnë nënën e fëmijën nga makina në flakë

Një oficer policie së bashku me një kalimtar të rastit kanë mundur t’i shpëtojnë jetën një nëne me të birin e saj të mitur, ndërsa e gjithë skena është filmuar nga kamera trupore e policit.

Ngjarja ka ndodhur në Georgia të SHBA-ve. Media vendase ka publikuar pamjet të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale. Oficeri Dou Turrentin u mundua fillimisht të thyejë dritaret përmes shkopit të gomës, ndërsa në ndihmë të tij erdhi një kalimtar i quajtur Kris Xhons. Përmes një biçaku ky i fundit mundi të çajë “airbag-ët” dhe të dy të mund të mbërrinin tek nëna e fëmija i mitur që ndodhej pas. “Gruaja kishte thyer këmbën, ndërsa fëmija bërtiste për ndihmë i tmerruar”-tha oficeri.

Për më shumë shikoni videon