Del në brigjet e Kanadasë, misteri i anijes së fundosur 200 vite më parë

Një anije e vjetër ka dalë në brigjet e një qyteze të vogël bregdetare në Kanada, shekuj pasi mendohet të jetë mbytur.

E gjatë afro 25 metër, anija mendohet të jetë ndërtuar në vitet 1800. Përveçse faktit të kohës kur është ndërtuar, dalja e kësaj anije në brigjet e Cape Ray mbetet ende një mister.

Një prej ekspertëve të fushësh i quajtur Neil Burgess tregoi për median lokale se anija mund të jetë shkëputur nga vendi ku është mbytur nga erozioni dhe rrymat detare.

Gjasat janë se anija mund të jetë ndërtuar në Europë. Një grup ekspertësh është dërguar atje për të parë çfarë ka në brendësi të anijes shekullore.