Shkëndije Halili sapo kishte nisur punën në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Delvinës, kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga një 30 vjeçar
58 vjeçarja u transportua në spitalin e Sarandës me fraktura të shumta dhe hemorragji në kokë. Mjekët vendosën për ta dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht gruaja nuk i mbijetoi dot plagëve.
Shkëndije Halili punonte si pastruese në bashki, në repartin e pastrim gjelbërimit. Shoferi 30 vjeçar është ndaluar nga policia.