Dërgohet në banesën e fundit Gjyljeta Ukella, për median flet vëllai i saj

Nëna e tre fëmijëve e cila u vra nga i shoqi ditën e djeshme në Pejë, u dërgua këtë pasdite në banesën e fundit. Gjyljeta Ukella u varros në varrezat e Pejës, ndërsa në ceremoni morën pjesë familjarë, të afërm e dhjetëra qytetarë.

Për interes të medias foli vëllai i të ndjerës i cili tha se gjithçka është në dorë të drejtësisë.

“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin”, tha ai.