“Desh Zoti e më solli një ëngjëll, që më shpëtoi djalin nga makina në flakë”

Një burrë nga Teksasi, i paralizuar nga mesi e poshtë, arriti të shpëtohej nga një grua e cila arriti ta nxjerrë atë nga një makinë në flakë. Makina në pronësi të Denis Braun (e modifikuar që ai të mund ta drejtonte përmes duarve) papritur nisi të marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Rrugës në atë lagje po kalonte krejt rastësisht Tami Arrington. Gruaja kishte ardhur për të takuar një mikeshë të saj, kur pa flakët dhe i shkoi në ndihmë Denisit. Ky i fundit, në gjendje paniku, po tentonte të merrte karrigen me rrota, ndërsa flakët nisin të përfshijnë të gjithë makinën. Duke parë gjendjen serioze, gruaja vendos të lërë karrigen dhe e tërheq nga makina, duke i shpëtuar kësisoj jetën.

Në mes të kaosit e ardhjes së emergjencës e zjarrfikësve, Denis nuk pati mundësinë të mësonte mbi shpëtimtaren e saj. Së bashku me të ëmën, të dy dolën në një intervistë për median, me shpresën se do të mund të gjenin Tamin për ta falenderuar siç duhet.

Denis e Tami u takuan disa ditë më vonë dhe burri i shprehu falenderimet e mirënjohje të përjetshme për aktin e saj heroik.

Denis Braun është 58 vjeçar. Në një intervistë për Fox, nëna e moshuar e këtij të fundit dha një mesazh nga zemra, për të renë që i shpëtoi të birin.

“Për pak humba tim bir në atë makinë. Unë nuk mundem dot ta falenderoj mjaftueshëm Tamin, sepse nëse ajo nuk do ta kishte nxjerrë prej aty, im bir do të digjej. E falë madhështisë së Zotit, ajo vajzë ishte ëngjëlli i tim biri”-tha e moshuara.