Mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor shoferin e autobusit të unazës, i cili rezultoi të ishte shkaktari i aksidentit të shumëfishtë në zonën e shallvareve në Tiranë.
Së fundmi autoritetet kanë sekuestruar kartelat mjekësore të shoferit 63 vjeçar, ndërsa ky i fundit deklaroi para hetuesve se në momentin e aksidentit nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të problemeve të tij me zemrën dhe diabetin.
Në pyetje janë marrë dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve që u përfshinë në aksidentin e djeshëm në Tiranë. Anjë prej të intervistuarve nuk rezultoi nën efektin e alkoolit, përfshi këtu dhe shoferi i autobusit.
Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin afro 40 pasagjerë, ndërsa disa prej tyre morën lëndime. Shumë prej pasagjerëve kanë deklaruar se nuk kanë pikasur që shoferi të kishte patur probleme shëndetësore në momentin e aksidentit.
Hetuesit po verifikojnë gjithashtu dhe gjendjen teknike të autobusit.