Detajet e tragjedisë në Tropojë: Jeta e 24 vjeçarit u pre në mes pas sherrit banal për muzikën në lokal

Dy ditë më parë në një lokal në fshatin të Tropojës, një sherr për muzikën në kafene ishte shkaku që solli përleshjen e 9 të rinjve. Në mesin e sherrit, Adrian Pepkolaj u godit me thikë nga Saimir Sadiku. Adriani ishte veçse 24 vjeç. Humbi jetën në spital si pasojë e plagëve.

Të plagosur po me goditje nga thika, mbetën dhe vëllai i tij Valentini 32 vjeç, si dhe miku i tyre Shkëlzen Kukaj, 45 vjeçar.

Autori i krimit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa 5 persona të tjerë u arrestuan nga policia. Sherri ndodhi pasditen e 11 korrikut. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se të rinjtë kishin pirë alkool, ndërsa disa prej tyre ishin të dehur. Në këto kushte, një debat ka lindur për muzikën e lartë në lokal, një debat që shumë shpejt ka përfunduar në përleshje me shishe alkooli e thika.