Dhërmi: Pronari e 2 punonjësit bien në kontakt me rrymën elektrike, njëri prej tyre ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të shtunë në një hotel në Dhërmi, atje ku tre persona kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Pronari i hotelit në fjalë së bashku me dy punonjës të tij po kryenin punime me ndriçimin e jashtëm të godinës kur aksidentalisht i ka zënë korrenti.

Pronari 40 vjeçar ka gjetur vdekjen, ndërsa dy punonjësit e tjerë janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar sesi ka ndodhur ngjarja.