Me kokën e fashuar dhe sytë e lodhura prej dhimbjes, Amajra vogël ndodhet në spital. Ajo është veçse 3 vjeçe dhe nuk e kupton se çfarë po ndodh.
Prindërit qajnë pranë saj, ndërsa ajo ka dhimbje të shumta në kokë. Mjekët e kanë diagnostikuar vogëlushen me tumor në kokë, sëmundje që i rrezikon seriozisht jetën.
Në atdhe shanset janë të pakta. Prindërit po luten për ndihmë, pasi nuk mund t’i sigurojnë dot vajzës së tyre kurim jashtë shtetit.