Dibër, detajet tragjike të mbytjes së 13 vjeçarit në liqenin e fshatit Shumbat

Një 13 vjeçar u gjet i mbytur në ujërat e liqenit në fshatin Shumbat të Dibrës, fill pas disa orëve kërkime për të.

Të ndihmuar edhe nga banorët e tjerë, familjarët e vogëlushit kanë nisur kërkimet mbrëmjen e djeshme përreth gjithë fshatit, por nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 13 vjeçarit. Për rastin është njoftuar policia dhe disa orë më vonë, është bërë e mundur gjetja e trupit të të ndjerit.

E dhëna e parë se vogëlushi mund të ishte mbytur, kanë qenë shapkat e 13 vjeçarit, të gjetura pranë liqenit. Një çift turistësh të huaj që kishin ngritur kamp në krahun tjetër të liqenit, u thanë banorëve të zonës se kishin parë një djalë teksa lahej në ujë, rreth orës 17:00.

Me fillimin e kërkimeve në ujë, u gjet dhe trupi i pajetë i 13 vjeçarit. Në trupin e të miturit nuk ka patur asnjë shenjë dhune dhe dyshimet e para tregojnë se i riu mund të jetë mbytur aksidentalisht, me gjasë si pasojë e ujit tepër të ftohtë