“Disa  bërtisnin për ndihmë, situata ishte kaotike” Akti heroik i shqiptarit në Gjermani, arrin të shpëtojë një vajzë 3 vjeçe nga mbytja

Ishte një ditë si gjithë të tjerat. Liridoni 31 vjeçar, shqiptar i Kosovës, kishte vendosur të kalonte disa orë me të shoqen e vajzën e vogël në një pishinë të hapur në Aschaffenburg… pa e ditur se aty do të përballej me një skenë dramatike.

Ishte ora rreth 19:00 e pasdites, kur e shoqja e Liridonit alarmoi 31 vjeçarin. Një vajzë e vogël 3 vjeçe po mbytej në pishinë.

“Ajo më tregoi situatën dhe më tërhoqi vëmendjen… Ishin gra që bërtisnin për ndihmë, nuk e di ku ishte nëna. Ishte shumë kaotike situata.”-kujton i riu nga Kosova për gazetën PrimaSonntag (ngjarja ndodhi afro dy javë më parë).

Së bashku me rojen e pishinës, 31 vjeçari nisi të kryejë masazh kardiopulmonar dhe frymëmarrje gojë më gojë. E mitura dukej se nuk po reagonte, nuk merrte më frymë.

 “Fëmija nuk u përgjigj. Unë bëra ringjallje gojë më gojë e cila zgjati rreth 30 sekonda. Pastaj befas vajza u zgjua dhe hapi sytë. Ajo volli ujë nga goja dhe hunda dhe filloi të kollitej pak. Ka qenë shumë qetë për një kohë të shkurtër, më pas fëmija filloi të qajë.”-kujton Liridoni.

31 vjeçari shprehet se në ato momente tronditje, kur vajza ka mundur të reagojë, një ndjenjë lumturie i ka mbërthyer zemrën.

 “Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Nuk mund të mendonit shumë, isha shumë i emocionuar.”

Disa minuta më vonë, Liridoni është largua së bashku me familjen, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën mjekët e urgjencës, të cilët dërguan vajzën e vogël 3 vjeçe drejt spitalit. Fatmirësisht, vogëlushja është mirë me shëndet.