Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur sërish të shpallet kampione e Europës në kategorinë deri në 52kg. Krasniqi shkëlqeu në Kampionatin Europian të Xhudos që mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja mposhti në finale italianen Odette Giuffrida. Në gjysëmfinale xhudistja pejane mposhti sportisten spanjolle Ariane Toro Soler.
Xhudistja tjetër nga Kosova, Flaka Loxha u eliminua në raundin e dytë duke u mposhtur nga kroatja Tihea Topolovec.
Ky është titulli i dytë europian për Krasniqin.