Dita përkujtimore e gjenocidit në Srebrenicë, në Potoçari varrosen mbetjet e 30 viktimave të tjera

Sot përkujtohen mijëra boshnjakët muslimanë të cilët humbën jetën në masakrën e vitit 1995, nga ana e boshnjakëve serbë në Srebrenicë.

Mes lotëve e lutjeve, u përcollën në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, 30 viktima nga gjenocidi i Srebrenicës.

Këtë mëngjes u varrosën kufoma jo të plota, të cilat u gjetën së fundmi në disa varre masive (varre të cilat anëtarët e ushtrisë së Republikës Spërska, i gërmuan e zhvendosën vazhdimisht për të mbuluar gjurmët e krimit). Mes mbetjeve, katër i përkasin të miturve në moshat 15 e 16 vjeç.

Pas kësaj ceremonie, numri i viktimave të varrosura në Qendrën Memoriale shkon në 6,752… ndërsa familje të tjera ende presin për të gjetur të dashurit e tyre.