Divjakë: Babë e bir godasin me thikë të riun pas sherrit banal, arrestohet 54 vjeçari

Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia e Divjakës dy ditë pas një ngjarje të rëndë që nisi për motive të dobëta. 54 vjeçari së bashku me të birin 27 vjeçar goditën me thikë një të ri në moshën 23 vjeçare. Sherri nisi pas një debate për motive banale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Çermë-Shkumbin, ndërsa i riu i plagosur ndodhet ende në spital.

Babë e bir iu fshehën autoriteteve. Këtë të premte u arrestuar 54 vjeçari, ndërsa i biri është ende në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Në bashkëpunim me djalin e tij, plagosi me mjet prerës (thikë), një 23-vjeçar, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e djalit të tij.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.