Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të martë verdiktin e saj në lidhje me skandalin e dhunës mes princit Leka e ish bashkëshortes Eliza Zaharia, përfshi këtu dhe babain e kësaj të fundit, Gjergjin.
Gjykata ka vendosur që të dënojë me 8 muaj burg Lekën, një dënim i cili i është konvertuar në 16 muaj shërbim prove.
Ish bashkëshortja e princit, Elia Zaharia, ka marrë pafajësinë për akuzën e ‘dhunës në familje’. Ndërkohë, babai i i saj Gjergji, është dënuar me 1 vit e 40 ditë shërbim prove.
Kujtojmë se princ Leka e Elia Zaharia kallëzuan njëri- tjetrin për dhunë në mars të vitit të kaluar, fill pas përplasjes fizike të ndodhur disa ditë më parë (5 mars) në ambientet e rezidencës mbretërore në pedonalen ‘Murat Toptani’.
Ngjarja u bë e njohur pas publikimit të disa videove të bëra nga princ Leka.