Prej mëse një jave djalin e vetëm e ka në spital. Shkodrën dhe gjithçka tjetër e ka lënë pas, qëndron prej mëse 7 ditësh në spital ose rrotull tij, atje ku është evladi. E duket sikur koha ka mbetur pezull për këtë baba, që thotë se sekondat po i duken orë, po i peshojnë si vite të tëra, po i heqin ditë prej jetës.
“Çdo sekondë më duket orë, çdo sekondë më duket orë e vite… çdo sekondë djali rrezikon jetën, çdo sekondë”-thotë babai i Noelit.
Iliri nuk ka mundësi t’ja mundësojë kurimin e specializuar të birit. 10 vjeçari është i prekur nga leuçemia akute dhe rrezikon të vdesë nëse nuk dërgohet jashtë shtetit.