Djali në foton e mësipërme quhet Nuredin. Ai është veçse 12 vjeç dhe prej disa ditësh tanimë, qëndron i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuredini është prekur nga një formë e rrallë e leuçemisë e cila nëse nuk kurohet në kohë, rrezikon t’i marrë jetën vogëlushit.
Familja e Nuredinit është e pamundur që të përballojë koston e madhe financiare, pasi 12 vjeçari duhet të kryejë një ndërhyrje e transplant që kërkon shërbim të specializuar jashtë shtetit. Të dëshpëruar, ata u luten dhe përgjërohen shqiptarëve bamirës, që në këtë muaj të begatë t’i japin një shans për jetën Nuredinit.