Ishte gushti i vitit të kaluar, kur Fiqiriu u gjent i pajetë në liqenin e Belshit. Në gjendje të rëndë psikologjike, ai kishte ndërmarrë një akt të dhimbshëm, vetëflijimin. Familja jetonte në kushte tepër të vështira, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh në emigrim.
Në emisionin “Për Shqiptarët” historia e familjes Xhaja preku e përloti shqiptarët. Kalvarin e dhimbjeve e tregoi nëna e dy fëmijëve, bashkëshortja e Fiqiriut. Shqiponja tregoi se tanimë i vetmi shqetësim i saj janë dy fëmijët e mitur, Fjoralda 11 vjeçe dhe Alkioni 7 vjeçar. Përveç kushteve të vështira ku jetojnë jetimët, Alkioni vogël ka probleme me sytë dhe në njërin është thuajse i verbër. Ai ka nevojë për një ndërhyrje.
Në rrëfimin prekës në emision, Fjoralda tregon mes lotëve se babain shpesh herë e sheh në ëndërr.
“Do doja ta kisha babin, ta përqafoja atë shumë… kur e shihja në ëndërr, doja vetëm ta përqafoja e të rrija pranë tij. Më ka marrë malli, bashkë dilnim, bënim xhiro. Babi m’i plotësonte dëshirat”, thotë vogëlushja mes lotëve.
Elvisi: Fëmijët jetimë, i kanë prind të gjithë shqiptarët bashkë. Jam i bindur, se të gjithë ata që panë këta dy jetimë, janë prindër të tyre, dhe i japin me zemër bekimet e tua