“Do shërohesh o zemër, sa i lumtur jam” Indriti vogël niset për Itali, prindërit falenderojnë shqiptarët

I sëmurë prej muajsh me një sëmundje të rëndë e tinëzare, që po i ka prekur syrin dhe po i shpërndahet në kokë.

Kjo është sprova e madhe që ka kapluar një familje të varfër nga Maliqi, teksa djali i tyre Indriti, veçse 5 vjeçar, është prekur nga tumori. Sëmundja i ka sjellë shumë dhimbje e vuajtje vogëlushit, ndërsa nëna e babai i tij nuk kishin më shpresa.

Por falë Zotit shqiptarët janë bamirës dhe kanë bërë të mundur kurimin e specializuar për vogëlushin, në një prej spitaleve më të mira për fëmijë në Europë.

Mes emocioneve dhe gëzimit, nëna e babai i Indritit falenderojnë të gjitha ata njerëz zemërmirë, që i hapën dritën e shpresës, që djali i tyre të kurohet.

“Do bëhesh mirë o zemër, do të shërohesh, do të vish tek babai e vëllezërit e tu”-thotë babai teksa dërgon të birin pranë aeroportit të Rinasit.

Ndiqini këtu momentet prekëse, ndërsa babë e nënë nuk ndalojnë së falenderuari shqiptarët.

Nuk na mbetet veçse të lutemi, që Indriti të fitojë betejën me sëmundjen dhe të rikthehet shëndoshë e mirë në Shqipëri.