“Do shkoj tek mjeku” Rrethanat misterioze të zhdukjes së 33 vjeçares shqiptare në Greqi

Një 33 vjeçare shqiptare me origjinë dhe e identifikuar si Emanuela B. është zhdukur në rrethana serioze në Heraklion të Greqisë fqinje.

Siç shkruan media greke, më 17 janar e reja mësohet t’u ketë thënë familjarëve të saj se do të shkonte në spital për një vizitë mjekësore për një plagë që kishte në këmbë e që sipas saj do duhej t’i ndërrohej garza.

Që nga ajo ditë gruaja është zhdukur. Media greke thekson se ajo i ka telefonuar familjarët 3 ditë më vonë, më 21 janar, për t’u thënë se do të vijë po atë mbrëmje, por në shtëpi nuk ka ardhur. Në këto kushte babai i 33 vjeçares e ka denoncuar rastin në polici.

Familjarët i treguan hetuesve se ishin mjaft të shqetësuar për fatin e të bijës, pasi sipas tyre 33 vjeçarja nuk kishte patur kurrë një sjellje të tillë. Që prej 21 janarit, telefoni i Emanuelës ka qenë i fikur dhe familjarët nuk kanë mundur të komunikojnë dot më me të.