Pas 1 muaji kërkimesh, policia ka arrestuar Bledar Trëndafilin, burrin i cili dogji me benzinë ish të shoqen Melisën.
Autori u kap në qytetin e Korçës, pas mëse 1 muaji i fshehur. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 31 gushtit në lagjen nr.2 të qytetit, ditë kur Trëndafili i hodhi benzinë ish të shoqes dhe më pas i vuri flakën.
31 vjeçarja u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës e më tutje në Tiranë tek reparti djegie-plastikës. Nëna e dy fëmijëve është tanimë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Çifti kishte disa muaj i ndarë dhe Melisa jetonte me fëmijët e mitur 3 e 5 vjeç në shtëpinë e nënës së saj. 45 vjeçari është përballur me të pak metra larg shtëpisë së familjes së ish të shoqes, atje ku i ka hedhur një shishe benzine në trup dhe i ka vënë flakën.
Autori krimit është larguar me shpejtësi dhe ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të Korçës. Sot ai është rikthyer në zonën ku banonte dhe aty është kapur menjëherë nga forcat e policisë.