Dramë brenda dramës në Itali… helikopteri rrëzohet në zonat e përmbytura

Prej ditësh tashmë Italia po përballet me përmbytje masive në zonat qendrore e veriore të vendit, ndërsa këtë mëngjes, një tjetër dramë ka ndodhur. Një helikopter është rrëzuar në Lugo, gjatë një operacioni drejt qytezës së prekur rëndë nga përmbytjet.

Në bordin e helikopterit ndodheshin 4 persona. Të katërt janë lënduar, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave që raporton “Sky tg24”, helikopteri po fluturonte në lartësi të ulët, për të kontrolluar linjat elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe karabinierët, ndërsa zhytësit kanë nisur kërkimet për të gjetur kutinë e zezë në bord, për rindërtimin e asaj që ndodhi. Për momentin nuk është gjetur asnjë dëshmitar okular i ngjarjes dhe pista e hetimit flet për një ulje të gabuar.