Drift në sheshin pranë “Politeknikut” në Tiranë, shoferi e pëson me një gjobë të ‘kripur’

Një shofer është gjobitur me 60 mijë lekë të reja pasi u pikas nga kamerat e sigurisë duke bërë drift para Universitetit të Politeknikut.

“Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!  Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.