“Drita e syve të mi, bija ime… më fal që nuk munda të plotësoj dëshirat e tua këtë 18 vjetor”

Fondacioni Firdeus ka shkuar në gjimnazin ‘Myslym Keta’ në kryeqytet, në klasën ku mëson Aurora.

Fatma: Jemi këtu për t’i bërë surprizë një prej shoqeve tuaja. Pak ditë më parë, ka patur ditëlindjen. Në pamundësi për t’i plotësuar dëshirat të bijës, na kërkoi neve ndihmë.

Kjo është letra e një nëne që nuk i pati mundësitë financiare, por sakrifikoi gjithçka për të rritur e edukuar një vajzë ekselente në mësime.

LETRA:

E dashur bija ime Aurora,

Gëzimi im i parë, drita e syve të mi, shpirti i mamit. Të shkruaj këtë letër për të të kuptuar ndjesë që nuk munda të të gëzoj me një nga dëshirat e tua për 18 vjetorin tënd. Tani ti u rrite dhe megjithëse jam munduar pafund, nuk kam mundur të të jap shumë përveç moralit, ndershmërisë dhe besimit në Zot. Qëndro kryelartë bija ime, se nëna juaj me të vërtetë nuk ka patur poste të larta, por ka punuar me ndershmëri që t’ju lë trashëgimi faqen e bardhë, t’ju lë nën kujdesin e Zotit o bija ime”

Fatma: Aurora je me fat që rrethohesh nga njerëz që të duan. Mamit i kërkove një lap top që të mund të punosh, një celular po ashtu. Këto dhurata i ke në mbështetje të mamit, nga ana jonë. Ne si fondacioni Firdeus, të dhurojmë ty një nga kurset më të mira në Tiranë për grafikë dhe dizajn.

Ndiqeni klipin: