“Drita ime, s’të shoh më dot kështu duke marrë frymë prej tubit” Nëna qan tek koka e të bijës 1 muajshe

Në mesin e zhurmës së aparaturave, dëgjohen të qarat e Kledianës, një nëne që s’mundi dot të marrë në krahë njëherë të vetme të bijën, Solein 1 muajshe.

S’mundi ta marrë dot në krahë vajzën, sepse vogëlushja ndodhet këtu, në dhomën e reanimacionit në spital, në një kuti xhami, e intubuar. Kledianës i kanë mbetur veç lotët, dëshpërimi. Mundet veçse ta ledhatojë vajzën, ndërsa prej 1 muaji i frikësohet më të keqes…. fundit të të bijës veçse 1 muajshe.

“Mami të don shumë, mami të ka dritë… jeta mamit. Je drita jeme, je drita e të gjithëve. Nuk të shoh dot kështu, duke marrë frymë prej tubit….”-thotë Klediana mes lotësh.

Solei vogël mundet të kurohet, por ajo ka nevojë të dërgohet sa më parë me avion spitalor jashtë shtetit, në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Italinë fqinje. Vogëlushja ka lindur me një problem në rrugët urinare e të jashtëqitjes, probleme të cilat kanë nevojë për një ndërhyrje të specializuar. Por Klediana e Eduardi, nëna e babai i vogëlushes, nuk kanë asnjë mundësi ekonomike