Dropull: 90 vjeçarja gjendet e pajetë nga fqinjët, ishte rrëzuar në gropën e ujëmbledhësit

Një grua në moshën 90 vjeçare u gjet mbrëmjen e djeshme (24 maj) e pajetë nga fqinjë e saj në fshatrin Bodrishtë të Dropullit.

E moshuara ishte rrëzuar aksidentalisht, duke rënë në një gropë betoni pa ujë, që shërbente si ujëmbledhës.

Gropa në fjalë ndodhej në oborrin e shtëpisë së të moshuarës. E ndjera jetonte e vetme në banesë