“Duhet të dalim jashtë” Kanada: Momenti kur avioni merr flakë gjatë uljes në pistë

Pasagjerët e një avioni në Kanada përjetuan momente tmerrin në momentin kur aeroplani ku udhëtonin pësoi një defekt gjatë uljes në pistë. Disa video amatore të kryera nga brenda kabinës së avionit, tregojnë çastet kur avioni bën uljen dhe zjarri përfshin njërin krah të aeroplanit ‘Air Canada’.

Një pasagjere e fluturimit 2259, përshkroi për CBC-në ngjarjen e frikshme.

“Aeroplani filloi të ulet në një kënd rreth 20 gradë në të majtë dhe ne dëgjuam një zhurmë mjaft të fortë – që pothuajse dukej si një tingull përplasjeje – ndërsa krahu i avionit filloi të rrëshqiste përgjatë trotuarit, së bashku me atë që unë supozoj se ishte motori. Aeroplani u drodh shumë dhe ne filluam të shohim zjarr në anën e majtë të avionit dhe tym filloi të dilte në dritare.”-tregoi gruaja e quajtur Nikki Valentine

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar prej këtij incidenti.

Zëdhënësi i Air Canada, Peter Fitzpatrick, tha për median vendase se në bord kishte 73 pasagjerë. Fatmirësisht asnjëri nuk pësoi lëndime serioze. Një hetim ka nisur për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Kujtojmë se ditët e fundit të këtij viti, ky është i treti aksident me avionë nëpër glob. Më herët një avion në Korenë e Jugut u rrëzua gjatë uljes në pistë. Avioni shpërtheu në flakë duke i marrë jetën të paktën 179 personave.

Disa ditë më parë një avion që ishte nisur nga Kazakistani drejt Rusisë, u rrëzua gjatë uljes në Azebajxhan, duke i marrë jetën të paktën 38 personave.