Duke luftuar për jetën, vogëlushi 1 muajsh ka nevojë për ndihmën e bamirësve

Savjo nuk mundi dot të largohet nga spitali. Karroca dhe krevati në shtëpinë e prindërve mbeti bosh. Savjo nuk mundi dot të largohet nga spitali sepse ai po lufton me vdekjen, në një inkubator dhe i rrethuar nga aparaturat. Savjo e kaloi muajin e parë të jetës duke dëgjuar lotët e nënës e babait të tij, të cilët i luten Zotit për një mrekulli e shqiptarëve për ndihmë.

Veshkat e vogëlushit nuk po funksionojnë. Frika është e madhe se i gjithë trupi i tij do të pushojë së luftuari, nëse foshnja nuk niset për kurim të specializuar jashtë shtetit.

Nëna e babai i vogëlushit po u përgjërohen për ndihmë bamirësve.