Durrës: 39 vjeçari gjendet pa shenja jetë në makinën e tij, dyshimet e para

Një 39 vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në qytetin bregdetar, ndërsa dyshohet se 39 vjeçari, banues në Krujë, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.