Durrës: 45 vjeçari godet nënën e moshuar, më pas e kanos me thikë

Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e dhunës në familje. Burri ka goditur nënën e tij të moshuar dhe më pas e ka kanosur me një thikë.

Me mbërritjen e oficerëve të policisë në vendin e ngjarjes, 45 vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e rendit që e prangosën dhe shoqëruan në komisariat.

 “Në pranga ra S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat;

Po ashtu, në Durrës u arrestua edhe Xh. Y., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Në Kavajë, F. V., 38 vjeçe, ka kallëzuar në polici se në orët e para të mëngjesit të kësaj datë, është larguar nga banesa, nëna e saj, shtetasja Xh. V., 66 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 38-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 66-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia e Durrësit.