Një 82 vjeçar është gjetur i masakruar në banesën e tij në lagjen nr.13 në Durrës, ndërsa autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Policia thotë se autor i dyshuar i krimit është një 39 vjeçar i quajtur Fation Janina, fqinj me të moshuarin.
Autoritetet bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Pas vrasjes, 39 vjeçari ka fshehur armët e krimit si dhe ka mbyllur me çelës derën e banesës së të moshuarit.




Policia ka gjetur armët e krimit, një çekiç si dhe dy thika. Pas disa orësh kërkime, 39 vjeçari është arrestuar.
Njoftimi:
Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 39-vjeçarin F. J.
Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin P. G., në banesën e tij, në lagjen nr.16. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe ka fshehur mjetet e krimit, të cilat u gjetën në banesën e autorit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

