Durrës: I kishin hapur profil denigrues në ‘Tik-Tok’, nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës

Një gua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Arsye e kësaj ngjarje me të vërtetë të rëndë, dyshohet të ketë qenë denigrimi publik i 41 vjeçares, në emër të së cilës rezulton të jenë hapur profile denigruese në rrjetin social ‘Tik-Tok’.

Në profilet në fjalë, hidheshin foto e mesazhe me përmbajtje tepër të rënda, të shëmtuara dhe me etiketime të pamoralshme ndaj nënës së 4 fëmijëve.

Foto e publikuar nga JOQ, mbi profilin e hapur ne Tik-Tok kunder te ndjeres

E duket se në kushtet e rëndimit psikik e presionit shoqëror në komunitetin e vogël ku ajo jetonte, nëna ka vendosur t’i japë fund jetës, duke lënë pas kështu 4 fëmijë.

Ngjarja ndodhi më 2 janar. Familjarët e kanë dërguar të ndjerën në spitalin e Tiranës, por pavarësisht orvatjeve të mjekëve, 41 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Nëna e 4 fëmijëve punonte në një fabrikë fasonerie në Fllakë. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi. Së fundmi ai ishte kthyer në atdhe. Para oficerëve të policisë ai ka deklaruar se nuk kishte konflikte në çift dhe se nuk e di arsyen se përse e shoqja është vetëhelmuar.

Hetuesit ndërkohë dyshojnë se profilet denigruese mund të jenë hapur nga të tjerë punonjës në fabrikën ku punonte e ndjera, për shkak të përmbatjes së postimeve (disa prej të cilave lidhen me punën e të ndjerës).