Durrës: I moshuari përplaset për vdekje nga makina, shoferi largohet

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës, ku një burrë në moshë ka gjetur vdekjen. 78 vjeçari është përplasur nga një makinë, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K,  ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.“-njoftoi policia.