Durrës: I moshuari sulmohet nga dy qen ‘pit bull’ në zonën e plazhit, plagoset rëndë

Një burrë në moshë ka marrë plagë të rënda pas sulmit agresiv të dy qenve të llojit ‘Pit bull’. Ngjarja trishtuese ka ndodhu në lagjen nr.13 në zonën e plazhit në Durrës. 70 vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë kur është sulmuar nga qentë.

Disa banorë të zonës kanë ndërhyrë në ndihmë të të moshuarit, i cili më tutje është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit si pasojë e plagëve serioze.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi rastin fatkeq. Ende nuk dihet nëse qentë e racës kanë qenë të braktisur apo i përkasin ndonjë personi.

Tch ka publikuar disa pamje nga vendi i ngjarjes.