Durrës: Nënë e bijë godasin me shkop fqinjin e moshuar, pas sherrit për motive banale

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës, atje ku një 27 vjeçare me të ëmën, kanë goditur një të moshuar 71 vjeçar pas një sherri për motive banale.

27 vjeçarja së bashku me të ëmën 53 vjeçare, e kanë goditur me shkop të moshuarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.