Prej 2 muajsh jeta e Hazisit e Florinës është kthyer në një makth. Në njërin spital shtruar vajza e tyre 7 vjeçe e cila pësoi aksident, ndërsa në spitalin tjetër Alea e vogël, veçse 2 muajshe, e cila rrezikon të shuhet.
Nënë e baba nuk munden dot më përballë këtyre vuajtjeve. Lotët e tyre janë lutja që ata drejtojnë për ndihmë, për Alean e tyre e cila është në betejë për jetën.
“Të kesh dy fëmijët në spital… (qan). Është… hall njëra e hall tjetra. Alea është më e vogël, dy muajshe… (qan) sapo ka lindur.”-thotë babai, Hazisi.
“ Dhimbja është shumë e madhe. Kemi 2 muaj që endemi spitaleve, sa tek Trauma e sa këtu (QSUT). Vajza ka pësuar aksident, ndërsa Alea lindur me probleme në mushkëri. Vetëm të shpëtoj Alean e vogël, të gjithëve (qan) i lutem të gjithëve.”-thotë nëna, Florina.