Dy fëmijët e Liridona Ademajt i merr nën përkujdesje shteti suedez

Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar drejt Suedisë ditën e shtunë. Shteti sueze tashmë i ka marrë dy fëmijët e mitur në përkujdesje.

Liridona Ademaj u vra me një të shtënë arme më 29 nëntor në rrethinat e Prishtinës. Për veprën e rëndë u arrestuan fillimisht tre persona, mes tyre dhe bashkëshorti i të ndjerës Naim Murseli. Ky i fundit dyshohet si porositësi i vrasjes së të shoqes, ndërsa krimi dyshohet të jetë kryer nga një bashkëfshatar i tij, i qujtur Granit Plava.

Të shtunën u arrestua një person i katërt, nën dyshimet se ka dhënë armën me të cilën është kryer krimi.