Dy makina bëhen copash në zonën e ‘Brrylit’ në Tiranë, shkak mosrespektimi i semaforit

Dy makina janë përplasur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e “Brrylit” në kryeqytet, duke lënë të lënduar dy shoferët.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të semaforit. Pasi makinat janë përplasur mes tyre, njëra ka përfunduar duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës si dhe një pemë.

Shoferët fatmirësisht kanë marrë lëndime të lehta si dhe janë dërguar për mjekim.